UP-ja dhe Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim në Francë, do të krijojë mundësi për shkëmbim reciprok të mësimdhënësve, studentëve dhe stafit tjetër për ligjërata, vizita dhe shkëmbimin e përvojave me universitetet e ndryshme frankofone nga Franca dhe Zvicra, kështu deklaroi pas nënshkrimit të marrëveshjes presidenti i Institutit, Tahir Shabani. Telegramisot.com
Për të nderuar rektorin në këtë ceremoni erdhi edhe ish-deputeti i kantonit të Gjenevës, Eric Leyvraz.
MEMORANDUM BASHKËPUNIMI
I lidhur më: 10 dhjetor ndërmjet:
* Universiteti “HASAN PRISHTINA” në Prishtinë, të cilën e përfaqëson Prof. Dr. Marjan Dema, Rektor tani e tutje si UP.
dhe
* Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (në gjuhën Frënge “Institut de Coopération et Développement”) , të cilin e përfaqëson Zt. Tahir Shabani, Kryetar, tani e tutje i IBZH.
Preambula:
Universiteti “HASAN PRISHTINA” në Prishtinë dhe Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (në vijim të referuara si “Palët”), me dëshirën e bashkëpunimit në promovimin e bashkëpunimit akademik, arsimor dhe kulturor mes dy institucioneve, në kushtet e përcaktuara tash e tutje, kanë lidhur marrëveshjen aktuale të bashkëpunimit.
Kjo marrëveshje do të zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit institucional dhe do të lehtësojë zhvillimin e mëtejshëm dhe shqyrtimin e formave të bashkëpunimeve të veçanta me interes të ndërsjellë për të dy palët.
II – Objekti i Marrëveshjes:
Bashkëpunimi do të zbatohet përmes, por nuk mund të jetë i kufizuar në, veprimtaritë e mëposhtme:
* Krijimin e mundësive për rrjetëzim dhe shkëmbim reciprok të mësimdhënësve, personelit të kërkimit, studentëve dhe stafit tjetër për ligjërata, vizita dhe shkëmbimin e përvojave me universitetet e ndryshme Frankofone nga Franca dhe Zvicër – Europë ;
* Pjesëmarrjen e përbashkët dhe aplikimin për fonde të caktuara për arsim, kërkim dhe aktivitete të tjera artistike dhe kulturore;
* aktivitete të përbashkëta arsimore, trajnuese / ose kërkimore shkencore;
* Organizimin e përbashkët të konferencave, simpoziumeve, kongreseve, seminareve, kurseve, shkollave verore dhe dimerore, seminareve dhe formave të tjera të bashkëpunimit me interes të përbashkët;
* Shkëmbimin e informacionit në fushat me interes për të dy palët;
* Aktivitete të tjera me interes të përbashkët akademike;
* Të dy palët tentojnë që promovojnë nëpërmjet këtij bashkëpunimi të bëjnë promovimin e vlerave kulturore, organizimin e panaireve të librit, ekspozitave me artistët shqiptarë pranë organizatave ndërkombëtare dhe galerive artistike, e krijimin e raporteve përmes urave të miqësisë me shfrytëzimin e diplomacisë publike, kulturore dhe ekonomike në Evropë.
Marrëdhënieve ndërkombëtare • Integrimit Evropian • Diplomacisë ekonomike
Konferencat, simpoziumet dhe tryezat e rrumbullakëta
Shkolla verore dhe dimërore me prioritet universitetet Frankofone në Europë
Në zbatimin e bashkëpunimeve të veçanta, një marrëveshje e shkruar që mbulon të gjitha aspektet relevante, duke përfshirë financimin dhe detyrimet e tjera që do të ndërmerren nga secila palë do të negociohen për çdo rast, duke rënë dakord reciprokisht dhe formalizuar me shkrim, para fillimit të këtij bashkëpunimi.
III – Zbatimi i Marrëveshjes:
Secili institucion do të caktojë një person kontaktues për të koordinuar zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Palët janë zotuar të mos kryejnë veprimtaritë e lidhura me këtë marrëveshje, pa konsultime paraprake.
Palët bien dakord që të gjitha marrëveshjet financiare të nevojshme për zbatimin e kësaj marrëveshjeje duhet të negociohen dhe do të varen nga disponueshmëria e fondeve. Asnjëri institucion nuk do të ketë ndonjë detyrim financiar ndaj institucioneve të tjera në bazë të kësaj marrëveshjeje.
IV – Kohëzgjatja e Memorandumit :
Ky Memorandum do të hyjë në fuqi në datën e nënshkrimit nga përfaqësuesit e institucioneve dhe do të jetë në fuqi për pesë (5) vjet, me mundësi të zgjatjes nga palët për një periudhë të mëtejshme. Amandamentimet dhe ndryshimet mund të bëhen vetëm në rast të miratimit me shkrim nga përfaqësuesit e të dy palëve dhe do t’i shtohet kësaj marrëveshjeje. Kjo marrëveshje mund të ndërpritet para skadimit të periudhës pesë (5) vjeçar vetëm me pëlqimin me shkrim të përfaqësuesve të të dy palëve.
Secila palë dëshiron të bëjë ndryshime ose të ndërpresë marrëveshjen e njofton institucionin tjetër me shkrim për qëllimin e tillë jo më vonë se gjashtë (3) muaj para ndryshimeve të sugjeruara ose ndërprerjen që duhet të hyjë në fuqi.
Memorandumi nuk mund të ndërpritet, nëse ky veprim do të rrezikojë zbatimin e ndonjë prej aktiviteteve të dakorduara, ose para afatit të përcaktuar për përfundimin e aktiviteteve të tilla.
V – Hyrja në fuqi e Marrëveshjes:
Ky memorandum i bashkëpunimit përbehet nga (4) katër kopje të njëjta, nga dy (2) kopje për secilën Institucion nënshkrues dhe do hyjë në fuqi në ditën e nënshkrimit të saj, me 27 Nëntor 2019.