Nga data 21 deri më 23 Gusht në Strugë të Maqedonisë Veriore është duke u zhvilluar Konferenca Shkencore e 27-të Ndërkombëtare “Njohuritë për Qëndrueshmëri” ku në cilësinë e bashkë-organizatorit, Rektori Prof. Ass. Dr. Artan Nimani ishte panelist i hapjes së konferencës dhe ju drejtua pjesëmarrësve duke uruar për punë të mbarë të konferencës dhe duke uruar që në konferencat e ardhëshme rrethanat të janë më të përshtatëshme dhe të jetë më e lehtë pjesëmarrja. Kordinatori institucional i konferencës, zyrtari për marëdhënie ndërkombëtare Denis Spahija ka cekur që ka një rritje të numrit të publikimeve nga stafi i UGJFA-së nga konferenca e mbajtur në fundvitin e kaluar dhe se kjo pjesëmarrje vjen si rezultat i marrëveshjes së nënshkruar më parë me “Institute of Knowledge Management” nga Shkupi për bashkëorganizim të konferencave shkencore ku fokusi është transferimi i njohurive dhe publikimi i hulumtimeve i stafit të UGJFA-së.
Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info“. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.
info@telegramisot.info