• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Universiteti ‘Haxhi Zeka’ e themelon Qendrën NOVA

20/09/2025 - 18:01:23
Universiteti ‘Haxhi Zeka’ e themelon Qendrën NOVA
luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Këshilli Drejtues i Universitetit “Haxhi Zeka” ka marrë një vendim historik, duke miratuar themelimin e Qendrës Universitare për Inovacion dhe Ndërmarrësi – NOVA, institucionit më të ri i cili do të shndërrohet në pikëreferencë për gjeneratën e re të inovatorëve dhe sipërmarrësve në Kosovë.

Qendra NOVA themelohet në cilësinë e një shoqërie tregtare në pronësi të plotë të Universitetit “Haxhi Zeka”, duke e bërë atë model unik në hapësirën universitare shqiptare dhe rajonale.

Lexo më shumë

Tafilaj: Politika në Kosovë po e mbulon me zhurmë të vërtetën nga populli

Tafilaj: Politika në Kosovë po e mbulon me zhurmë të vërtetën nga populli

December 25, 2025
50
Ja kur do të ulet çmimi i naftës në Kosovë

Caktohet marzha e fitimit për naftëtarët

December 21, 2025
3

Ajo do të ndërtohet gradualisht dhe do të funksionojë sipas modelit modern të “heliksit të trefishtë” – universitet, biznes dhe qeverisje – duke krijuar një ekosistem të qëndrueshëm që lidh botën akademike me sipërmarrjen dhe politikëbërjen zhvillimore.

Me themelimin e saj, Universiteti “Haxhi Zeka” hap kapitullin e ri të transformimit në një universitet sipërmarrës, duke marrë përsipër menaxhimin e inkubatorëve të biznesit, startup-ve dhe akseceleratorëve, të cilët pritet të gjenerojnë ide të reja, vende pune dhe mundësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e të rinjve.

Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka”, Prof. Dr. Armand Krasniqi, theksoi se kjo iniciativë është gur themeli në rrugëtimin e universitetit drejt ndërveprimit të drejtpërdrejtë me tregun dhe ekonominë:

“Qendra NOVA nuk është vetëm një strukturë e re institucionale, por një hapësirë ku idetë transformohen në projekte, projektet në biznese, dhe bizneset në motorë të zhvillimit ekonomik. Ky është një investim i drejtpërdrejtë në të ardhmen e të rinjve tanë dhe në fuqizimin e Dukagjinit dhe Kosovës.”

Qendra NOVA do të shërbejë si urë lidhëse mes studentëve, profesorëve, bizneseve vendore dhe ndërkombëtare, si dhe institucioneve publike, duke kontribuar në krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për inovacion, kreativitet dhe rritje të qëndrueshme ekonomike.
Ky vendim i Këshillit Drejtues shënon një hap gjigant drejt vizionit të Universitetit “Haxhi Zeka” për t’u shndërruar në një qendër të dijes, inovacionit dhe ndërmarrësisë, duke vendosur Pejën dhe Dukagjinin në hartën e zhvillimit akademik dhe ekonomik rajonal.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Tafilaj: Politika në Kosovë po e mbulon me zhurmë të vërtetën nga populli
Lajme

Tafilaj: Politika në Kosovë po e mbulon me zhurmë të vërtetën nga populli

December 25, 2025
50
Ja kur do të ulet çmimi i naftës në Kosovë
Ekonomia

Caktohet marzha e fitimit për naftëtarët

December 21, 2025
3
Zjarr në QMF-në në Ratkoc, digjet një autoambulancë – një i dyshuar në kërkim
Lajme

Zjarr në QMF-në në Ratkoc, digjet një autoambulancë – një i dyshuar në kërkim

December 21, 2025
9
Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan
Lajme

Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan

December 21, 2025
7
Nis prodhimi i veturës së parë fluturuese, do të kushtojë mijëra dollarë
Kuriozitet

Nis prodhimi i veturës së parë fluturuese, do të kushtojë mijëra dollarë

December 21, 2025
8
Zhegrova merr vërejtjet nga trajneri i Juventusit
Lajme

Zhegrova merr vërejtjet nga trajneri i Juventusit

December 21, 2025
14
Next Post
EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video

Dy vëllezër përfundojnë në Polici për dhunë në familje

Më të fundit

  • Tafilaj: Politika në Kosovë po e mbulon me zhurmë të vërtetën nga populli
  • Caktohet marzha e fitimit për naftëtarët
  • Zjarr në QMF-në në Ratkoc, digjet një autoambulancë – një i dyshuar në kërkim
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi