Nga data 15 deri më 18 në Gjirokastër po qëndron një delegacion i UGJFA-së i përbërë nga Rektori Prof. Ass. Dr. Artan Nimani dhe zyrtari per marrëdhënie me jashtë Denis Spahija.
Kjo tryezë e rrumbullakët zhvillohet në kuadër të projektit QUADIC, i cili ka për qëllim të sigurojë përmirësimin e arsimit të lartë në Kosovë dhe Shqipëri, duke ndërtuar kapacitete institucionale për marrëdhëniet ndërkombëtare dhe është i financuar nga ERASAMUS+.
Në këtë tryezë të rrumbullakët janë duke u trajtuar tema si: analizë e situatës aktuale në lidhje me kapacitetet e Shkrimit të Projekteve në IAL partnere, situata në lidhje me cilësinë në marrëdhëniet ndërkombëtare, sigurimin e brendshëm dhe të jashtëm të cilësisë, sfidat dhe perspektivat në arsimin e lartë të Kosovës dhe Shqipërisë si dhe hapat që duhet të ndërmerren në mënyrë që kjo situatë të përmirësohet.
Pjesëtarë të kësaj tryeze janë përfaqësuesit e ministrive të arsimit në Kosovë dhe Shqipëri.