Autoritetet ukrainase kanë filluar hetimet mbi pretendimet se një 24-vjeçar është martuar me kushërirën e tij 81-vjeçe vetëm që ta shmang shërbimin ushtarak.
Alexander Kontratyuk, 24-vjeç, thotë se është dashuruar në kushërirën e tij që është hiq më pak se 57 vite më e vjetër, duke mohuar kategorikisht pretendimet se me këtë veprim është munduar ta shmang shërbimin ushtarak, transmeton Telegrafi.
Rekrutimi në Ukrainë është i detyrueshëm edhe pse ka përjashtime, kur personave të caktuar u lejohet ta shmangin një gjë të tillë.
E nëse ai person dëshiron të mos e kryej shërbimin ushtarak, duhet të kujdeset për gruan që duhet të jetë më aftësi të kufizuara dhe këtë ta dokumentoj me letra zyrtare që dyshja janë të martuar.
E martesa e të riut me kushërirën e moshuar është mbajtur në fshatin Baykovka, në afërsi të qytetit Vinnitsa në pjesën perëndimore të Ukrainës.