Bjeshkët e Deçanit tashmë njihen për shtigje atraktive të skijimit, sidomos për skijim që të jap adrenalinë të jashtëzakonshme.
Që këto shtigje të shijohen maksimalisht është kujdesur shoqata e sapo krijuar Kosovo Wild Freeride, duke ofruar mundësi për të gjithë të interesuarit që të arrijnë lehtë dhe shpejt në shtigjet e skijimit që ofrojnë bjeshkët e Deçanit.
Kosovo Wild Freeride është gati t’ju sjellë një përvojë të jashtëzakonshme skijimi jashtë shtigjeve
Në një video të publikuar sot nga kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, shihen edhe nga lartë bukuritë e këtyre bjeshkëve, të cilat tashmë janë gati për t’i pritur turistët e parë jo vetëm nga hapësirat shqiptare, por edhe me gjerë.
Kënaquni me këtë bukur që Zoti ia ka falur Deçanit dhe Kosovës.