Kryetari aktual i Komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, ka folur në lidhje me programin e tij politik, për të cilën plasën shakatë pasi që deklaroi në një emision se nuk e kishte me vete.
Bahtiri, në emisionin ‘dPt te Fidani’, ka thënë se atë ditë e kishte harruar në veturë, shkruan Gazeta Express.
“Programin e kam një ndër më të mirin, ja ku e ke programin, e ken ë faqen time zyrtare dhe secili mundet me lexu. Atë ditë nuk e disha se për cka është tema e bisedës, nuk e kam ditë që do të përballem me një gjë të tillë, dhe nuk e mora me vete sepse e lashë në kerr”, deklaroi ai.
Ai është pyetur edhe nëse ishte i informuar nga kryeministri Kurti për aksionin policor në veri, i cili tha se nuk dëshiron të hyjë në këtë temë, pasi e konsideron si temë të ndjeshme.