Një ngjarje e pazakontë ka tronditur Francën, ku një familje myslimane i ka “rruar kokën” dhe ka dhunuar barbarisht vajzën e saj, pasi adoleshentja ishte në lidhje me një djalë të krishtere.
Prindërit, xhaxhai dhe tezja, dhunuan dhe i rruan kokën 17-vjeçares me origjinë myslimane boshnjake pasi ishte e lidhur me një djalë të krishterë serb, thanë prokurorët të Premten.
‘Rruhet dhe rrihet sepse ajo ‘donte një të krishterë ‘. I tronditur thellësisht nga ky akt torturash ndaj kësaj vajze 17-vjeçare,‘ shkruajti në Twitter Ministri i Brendshëm Francez, Gerald Darmanin.
Vajza, e cila mbërriti nga Bosnje-Hercegovina dy vjet më parë me familjen e saj, për disa muaj kishte një marrëdhënie me djalin e ri, 20 vjeç, me origjinë serbe që jetonte në të njëjtën ndërtesë.