Është lënduar një person në vendin e punës në Partesh, shkruan Gazeta Express.
I njëjti është dërguar në Spitalin e Gjilanit ku si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Partesh / 06.11.2023 – 11:40. Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ishte në vendin e punës ka pësuar lëndime trupore, me ç’rast i njëjti është dërguar në. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.