Pak ditë më parë, 28-vjeçari nga Maqedonia, Arsim Abdyli kërkoi largimin nga “Përputhen”. Ai tha se duhet të shkonte në Zvicër për të vizituar të birin.
Mirëpo, pas largimit nga programi, Arsimi tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me një postim të bërë në Instagram. Ish-konkurrenti publikoi një foto të dorës së tij me një unazë në gisht, krahas së cilës shkruante “Nuk ka rëndësi dhurata, por mundi”.
E dini kush fshihet pas kësaj dhurate kaq domethënëse? Ana Lleshi, konkurrentja që u përjashtua nga “Përputhen” muaj më parë. Burime për “Iconstyle” kanë treguar se dyshja janë në një lidhje dashurie me njëri-tjetrin.
Këtë e ka konfirmuar për “Iconstyle” dhe Meridian Ramçaj. Për më tepër, ai ka publikuar dhe një foto krah Arsimit në rrjete sociale, duke shkruar: “Fotoja u mundësua nga Ana, faleminderit!”.