Një grua rreth moshës 40 vjeçare në Malishevë ka ndërruar jetë pasi është hedhur nga shkallët e katit të gjashtë të një ndërtese,
Viktima dyshohet se vuante nga depresioni psikik. Ndërkaq trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion .
Lajmi është konfirmuar nga ana e Policisë së Kosovës.
“Sot rreth orës 09:00 një femër rreth moshës 40 është hedhur nga shkallët e katit të gjashtë. Dyshohet se viktima vuante nga depresioni psikik. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML-në e Prishtinës për obduksion”, thuhet në përgjigjen e Policisë.