Ka vdekur një 30 vjeçar si pasojë e një aksidenti trafiku mes një veture dhe një biçiklete në Fier.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, ndërkaq sipas policisë derisa viktima po lëvizte me biçikletë, u përplas nga një makinë, në afërsi të një pompe derivatesh.
Drejtuesi i mjetit të përfshirë në aksident u largua nga vendngjarja dhe policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.