Zbulimi u bë nga djali i saj në banesën e gruas në fshatin Bajzë
Djali i viktimës kishte tre ditë që kërkonte të komunikonte me të ëmën, por ajo nuk ia kishte hapur telefonin.
Pasditen e sotme forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe pasi kanë thyer me forcë derën e banesës kanë gjetur brenda saj të pajetë 47-vjeçaren të mbuluar nga gjaku dhe shenja dhune në trup.
Jashtë kameras fqinjët thanë se 47-vjeçarja prej kohesh vuante nga depresioni. Ajo ishte në konflikt me familjaret e ish-bashkëshortit të saj, i cili mësohet se i është vrare para 10 vitesh në qendër të fshatit Bajzë.
Më herët 47-vjeçarja është shoqëruar dy herë në polici për konflikte me fqinjët.