Mbi një milion automjete elektrike parashikohet të jenë në qarkullim në rrugët e Turqisë deri më 2030, tha ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore i vendit, Fatih Dönmez.
“Deri më 2022 ose 2023, ne shpresojmë të shohim automjetin tonë vendës në rrugë”, tha Dönmezi në panelin editorial të Anadolu Agency.
Pasi Turqia prezantoi prototipin e tij të parë të automjetit vendas elektrik, Ministria e Energjisë planifikon të shqyrtojë ndikimin e një milion pikave të karikimit në rrjetin e distribuimit të energjisë elektrike të vendit dhe vënien e tyre në përdorim, tha Dönmez.
Më 27 dhjetor, Turqia prezantoi prototipin e automjetit vendës që u projektua dhe u prodhua brenda 18 muajve nga Grupi i Iniciativës së Automobilit të Turqisë (TOGG), konglomerat i gjigantëve industrialë turq.
TOGG-ja aktualisht është duke punuar me ministrinë për të përcaktuar lokacionet për instalimin e pikave të karikimit të shpejtë në vend.
“Këto pika duhet të jenë në gjendje të ngarkojnë një makinë në afro 15-25 minuta, në varësi të kapacitetit dhe karakteristikave të baterisë së makinës, që do të thotë se duhet të ketë një kapacitet prej 50-100 kilovatësh në orë në rrjet”, shpjegoi Dönmezi.