Deri në këto momente raportohet për 10 viktima pas shpërthimit katastrofik në Bejrut, por ende shumë persona rezultojnë të zhdukur.
Po ashtu, në pamjet që vijnë nga mediat botërore duket paniku i shkaktuar në qytetin e Bejrutit me njerëz të shtrirë në tokë e të gjakosur.
Ende nuk dihen shkaqet e vërteta të shpërthimit që ndodhi pranë një magazine fishekzjarrësh, por ushtria libaneze ka dalë në terren.
Shpërthimi ka ndodhur përpara verdiktit në një gjyq për vrasjen e ish-kryeministrit Rafik Hariri në vitin 2005.
آثار الدمار جراء #انفجار_بيروت pic.twitter.com/7Vpse1HijK
— Wissam Hajjar وسام الحجار (@whajjar) August 4, 2020