Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka goditur përsëri Kinën në lidhje me koronavirusin, duke thënë se Pekini do të “paguajë një çmim të madh për ato që ia ka bërë botës”.
Në një intervistë për televizionin CNN, presidenti Trump theksoi: “Nuk ishte faji juaj që ndodhi kjo, ishte faji i Kinës për gjithçka që ndodhi dhe po ndodh në lidhje me korovavirusin. Kina do të paguajë shumë shtrenjtë për atë që i bëri botës, transmeton Gazeta Express.
Pekini e priti këtë reagim agresiv nga ana e presidentit Trump, duke e çuar marrëdhënien Kinë-ShBA në një nivel të paqëndrueshëm ekonomik, diplomatik dhe ushtarak, ku Kina ka kërkuar nga ShBA-ja që të mos e provokojnë Kinën në lidhje me pjesët territoriale, duke përfshirë Detin e Kinës Jugore, Himalajet dhe mbi ishullin e vetëqeverisur të Tajvanit.
Sipas analistit politik Harry, Uashingtoni dinte që në janar për rrezikun e mundshëm të virusit, i cili ende ishte aktual në Kinë, por nuk ndërmori veprime të mëdha derisa të mbërrinte në ShBA. Shumë qeveri të tjera të ekspozuara ndaj pandemisë reaguan më herët dhe më shpejt se Shtetet e Bashkuara.
Presidenti Trump ka kohë që e fajëson Kinën për pandeminë dhe ka shpresë që populli amerikan do ta votojë në muajin tjetër, por ka mjaft amerikanë që nuk do të vendosin ta votojnë, pavarësisht mënyrës se si virusi filloi të përhapej, gjë që e çoi vendin në një situatë të keqe me të cilën tani po përballet.