Presidenti i zgjedhur, Donald Trump është “tepër i shqetësuar” nga përdorimi në rritje i llojeve të ndryshme të armatimeve në luftën gati trevjeçare të Rusisë kundër Ukrainës, tha të dielën këshilltari i zotit Trump.
Ligjvënësi republikan, Mike Waltz, është përzgjedhur nga zoti Trump për të shërbyer si këshilltar i tij për sigurinë kombëtare gjatë administratës së re që fillon punën më 20 janar.
Ai tha për kanalin televiziv “Fox News” se vendimi i Presidentit Biden në largim për të lejuar Ukrainën që të përdorë mina tokësore në përpjekje për të ndaluar përparimin e trupave tokësore ruse në fushën e betejës, e ka kthyer luftën në pjesën lindore të Ukrainës në diçka që ngjason me betejën e llogoreve gjatë Luftës së Parë Botërore.