• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Trump i fali 1,500 shtetas të akuzuar për sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit

21/01/2025 - 18:12:45
Trump i fali 1,500 shtetas të akuzuar për sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit

Presidenti Donald Trump, në ditën e parë të tij në detyrë përmes një urdhëri ekzekutiv fali 1,500 persona të dënuar për akuzat që lidhen me sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kapitolit, duke përmbushur një premtim të përmendur shpesh gjatë fushatës presidenciale të vitit 2024.

Gjatë një ceremonie të nënshkrimit të urdhrave ekzekutivë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Trump tha se ka ulur dënimet për 14 persona të dënuar për veprime të dhunshme gjatë sulmit ndaj Kapitolit.

Lexo më shumë

EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video

Përleshje mes vëllezërve në Prishtinë, njëri përfundon në spital

June 8, 2025
21
Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë

Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë

June 8, 2025
8

Udhëheqësit e organizatave të ekstremit të djathtë “Proud Boys” dhe “Oath Keepers” janë ndër ata që po vuajnë dënime me burg për rolin e tyre në veprimet e dhunshme në Kapitol. Më shumë se 600 persona janë akuzuar për sulm ose pengim të policisë gjatë protestës së dhunshme, sipas të dhënave të Departamentit të Drejtësisë.

Presidenti Trump u zotua gjatë fushatës së tij të vitit 2024 të falte shumë prej të akuzuarve, duke argumentuar se ata ishin trajtuar në mënyrë të padrejtë nga sistemi ligjor.

Ai më pas nënshkruajti urdhra ekzekutivë mbi çështje të ndryshme, përfshirë emigracionin, kufirin SHBA-Meksikë, qeverinë federale dhe çështje të tjera.

Më herët pas një fjalimi para mbështetësve të tij në sallën e sportit “Capital One Arena” në Uashington, Presidenti Trump anuloi 78 urdhra ekzekutivë të adminstratës së mëparshme.

Në mesin e 9 urdhrave ekzekutivë të Presidenti Trump është tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, e cila është kritikuar gjerësisht nga republikanët. Presidenti Trump dhe ligjvënësit republikanë i kanë kritikuar politikat e administratës së Presidentit Biden për ndryshimet klimatike si veprime që dëmtojnë bizneset dhe ekonominë amerikane.

Presidenti Trump gjithashtu nënshkroi një urdhër për pezullimin e përkoshëm të punësimeve të reja në qeverinë federale në përjashtim të ushtrisë dhe një dekret tjetër për të pezulluar përkohësisht miratimin e rregullave të reja federale nga agjencitë qeveritare. Republikanët dhe Presidenti Trump kanë kritikuar rregullat e tepërta të qeverisë federale, duke thënë se ato po ngulfasin bizneset dhe po pengojnë zhvillimin ekonomik të vendit

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne
ShareTweetSendShareSend

Related Posts

EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video
Lajme

Përleshje mes vëllezërve në Prishtinë, njëri përfundon në spital

June 8, 2025
21
Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë
Lajme

Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë

June 8, 2025
8
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Lajme

15-vjeçari qëllon në kokë kandidatin për president

June 8, 2025
28
Kush provoj për Bajram në veri të vendit me nxitë përçarjes
Lajme

Kush provoj për Bajram në veri të vendit me nxitë përçarjes

June 8, 2025
13
Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë
Lajme

Të shtëna me armë në Vushtrri

June 8, 2025
10
Ish-dhëndrri e plagosë  me armë mikun në Gjakovë
Lajme

Tri vajza të mitura tentojnë të arratisen nga një strehimore në Lipjan

June 8, 2025
10
Next Post
Komuna e Vitisë, dhe Zhani Ciko kanë organizuar koncert homazh në kujtim të presidentit Rugova!

Komuna e Vitisë, dhe Zhani Ciko kanë organizuar koncert homazh në kujtim të presidentit Rugova!

Më të fundit

  • Përleshje mes vëllezërve në Prishtinë, njëri përfundon në spital
  • Vdes 14-vjeçari ra nga kati i gjashtë i apartamentit në Tiranë
  • 15-vjeçari qëllon në kokë kandidatin për president
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi