Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dhënë disa këshilla për Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, pas videos virale ku gruaja e Macron-it duket sikur e shtyn, gjersa dera e avionit ishte e hapur.
Trump i ka sugjeruar që tjera herë të sigurohet që dera të jetë e mbyllur. Trump e minimizoi incidentin kur u pyet për të më 30 maj gjatë një aktiviteti në Zyrën Ovale, shkran USA Today, përcjell Reporteri.net.
“Sigurohu që dera të qëndrojë e mbyllur.”
“Edhe ai është mirë. Janë mirë,” tha Trump. “Janë dy njerëz vërtet të mirë, i njoh shumë mirë.”
Ndryshe, Emmanuel Macron dhe gruaja e tij Brigitte ishin në një vizitë zyrtare në Vietnam. Në momentin kur dyert e aeroplanit po hapeshin, kamerat regjistruan një debat mes çiftit Macron. Në një moment, një dorë e shtyn fytyrën e Macronit larg.
Macron më pas pa se dera e avionit ishte e hapur dhe se kishte kamera përpara tij. Ai buzëqeshi ngathët dhe i bëri me dorë turmës. Çifti më pas zbriti shkallët dhe Brigitte mbante veshur një xhaketë të kuqe, prandaj është arritur në përfundimin se ishte dora e saj që e largoi fytyrën e Macronit.
Zyra e Macron fillimisht mohoi vërtetësinë e pamjeve në mediat sociale dhe pretendoi se ato ishin krijuar duke përdorur inteligjencë artificiale. Pasi videot u verifikuan, ata e ndryshuan historinë. Ata filluan të pretendonin se ishte “ngacmim lozonjar”.