Presidenti amerikan, Donald Trump, i është përgjigjur presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, pasi ky i fundit ka thënë se Trump jeton në një ambient ku informatat janë të shtrembëruara nga Rusia dhe se ka nevojë për më shumë historik rreth asaj se kush e ka nisur luftën.
Trump ka qenë jashtëzakonisht i ashpër ndaj Zelenskyt, duke thënë se një komedian me sukses modest ka nxitur SHBA-në të shpenzojë 350 miliardë dollarë, për të hyrë në një luftë që s’mund të fitohej dhe që s’duhej të nisej kurrë.
Përveç kësaj, kreu i Shtëpisë së Bardhë thotë e pa SHBA-në dhe pa Trumpin, problemi i kësaj luftë s’do të zgjidhej kurrë.Sa i përket ndihmës amerikane për Ukrainën, Trump thotë se Zelensky e pranon se gjysma e parave që janë dërguar “mungojnë”.
Trump në reagimin e tij e ka cilësuar Zelenskyn edhe si “diktator pa zgjedhje” që del keq në sondazhe, duke i kërkuar që të bëjë lëvizje shpejt, përpara se të mbetet pa Ukrainën.
“ Unë e dua Ukrainën, por Zelenskyy ka bërë një punë të tmerrshme, vendi i tij është shkatërruar dhe MILIONA kanë vdekur pa qenë nevoja – Dhe kështu vazhdon…..”, ka shkruar Trump.