Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, raportohet të ketë thënë para ndihmësve të tij se ish-këshilltari i tij për siguri kombëtare, John Bolton, është tradhtar dhe se libri i tij nuk duhet të publikohet para zgjedhjeve presidenciale, të cilat mbahen në nëntor të këtij viti.
Bolton, përpos si këshilltar për siguri kombëtare, më parë ka shërbyer edhe si ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara. Ai u shkarkua nga detyra nga presidenti Trump në shtator të vitit të kaluar.
Ish-zyrtari i lartë kishte refuzuar të dëshmonte në hetimet e Dhomës së Përfaqësuesve në lidhje me rastin e Ukrainës, gjë që e shkaktoi miratimin e dy neneve të hetimeve që kishin të bënin me dyshimet për keqpërdorim të pushtetit dhe pengim të punës së kongresit nga ana e presidentit Trump.
Ai ishte treguar i gatshëm të dëshmojë në Senat, por senatorët republikanë me shumicë të votave e kundërshtuan paraqitjen e dëshmitarëve në hetimet kundër presidentit dhe kështu Trump-i u lirua edhe zyrtarisht nga akuzat.
Gazeta “The Washington Post” i citoi dy burime anonime të kenë thënë se presidenti u ka thënë avokatëve të vet se libri i Bolton-it nuk duhet të publikohet para zgjedhjeve, shkruan “The Guardian”,
Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.
telegramisott@gmail.com