Ka pak ditë që është rregulluar trotuari në rrugën Sali Nivica në Prishtinë.
Edhe pse trotuari është rregulluar për t’i shërbyer këmbësorëve, një gjë e tillë nuk po arrihet.
E gjithë kjo pasi veturat po zën këtë pjesë të trotuarit, duke shkaktuar pamundësi për të kaluar këmbësorët.