• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Tronditet Gjermania, 16 politikan vdesin para zgjedhjeve lokale

06/09/2025 - 06:51:32
Për Gjermaninë, ideja për ndryshim kufijsh “është çështje e mbyllur”

Një seri vdekjesh të pazakonta kanë tronditur opinionin publik në Gjermani, pasi 16 kandidatë për zgjedhjet lokale në shtetin më të madh gjerman, North Rhine-Westphalia, kanë ndërruar jetë përpara se të realizohet votimi. Lajmi është konfirmuar nga drejtori i zgjedhjeve në këtë land, ndërsa rrjetet sociale janë mbushur me teori konspirative, sidomos pasi 7 nga të ndjerët ishin kandidatë të partisë së djathtë AfD.

AfD, e cila ka shënuar rritje të ndjeshme në popullaritet vitet e fundit, ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për shkak të deklaratave të bashkëkryetares Alice Weidel, e cila ndau në rrjetet sociale pretendimet e ekonomistit në pension Stefan Homburg, se “një numër kaq i madh vdekjesh është statistikisht pothuajse i pamundur”, raporton oranews, transmeton Peroskopi.

Lexo më shumë

Kusari-Lila tregon se a i ka Kurti votat për qeveri

Kusari-Lila tregon se a i ka Kurti votat për qeveri

October 25, 2025
37
Limaj për takimin me Kurtin: I thash çka po kërkon prej meje, a po i don numrat

Limaj për takimin me Kurtin: I thash çka po kërkon prej meje, a po i don numrat

October 25, 2025
38

Megjithatë, policia gjermane ka përjashtuar çfarëdo shenje të vdekjes së dhunshme apo ndonjë ndërhyrje të jashtme, të paktën në katër rastet e para të raportuara.

Vdekjet kanë ndikuar edhe në procesin zgjedhor, pasi legjislacioni lejon mbajtjen e zgjedhjeve të përsëritura në rast se ndonjë kandidat ndërron jetë përpara votimeve. Këto zgjedhje mund të zhvillohen edhe të njëjtën ditë me zgjedhjet kryesore.

Në total, mbi 20,000 kandidatë janë regjistruar për zgjedhjet lokale në këtë land me një popullsi prej 18 milionë banorësh. Në zgjedhjet e fundit, AfD mori vetëm 5.4% të votave në këtë rajon, por në zgjedhjet federale të vitit të kaluar, ajo arriti të fitojë 16.8%, duke sinjalizuar një ngritje të fortë.

Deklaratat e Elon Musk, i cili shprehu mbështetje të hapur për AfD-në duke thënë “ose Gjermania voton për AfD, ose është fundi i Gjermanisë”, kanë ndezur më tej debatin publik.

Ndërkohë, AfD është klasifikuar zyrtarisht si një entitet ekstremist nga agjencia e inteligjencës së brendshme të Gjermanisë, BfV. Kjo i lejon autoriteteve të vendosin nën mbikëqyrje më të rreptë partinë, përfshirë edhe përgjimin e komunikimeve dhe infiltrimin me informatorë të fshehtë.

Në një raport të brendshëm prej 1,000 faqesh, BfV akuzon partinë për shkelje të parimeve kushtetuese dhe diskriminim ndaj grupeve të caktuara etnike, duke synuar krijimin e një shoqërie ku disa kategori qytetarësh trajtohen si më pak të vlefshëm.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Ministrja e Brendshme Nancy Faeser theksoi se “AfD përfaqëson një koncept etnik që diskriminon grupe të tëra të popullsisë dhe i trajton qytetarët me histori migrimi si gjermanë të dorës së dytë”. Por, ajo mohoi çdo ndikim politik në përfundimet e BfV.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Kusari-Lila tregon se a i ka Kurti votat për qeveri
Lajme

Kusari-Lila tregon se a i ka Kurti votat për qeveri

October 25, 2025
37
Limaj për takimin me Kurtin: I thash çka po kërkon prej meje, a po i don numrat
Lajme

Limaj për takimin me Kurtin: I thash çka po kërkon prej meje, a po i don numrat

October 25, 2025
38
Shtërpcë/ Një grua dyshohet se e ka helmuar me zhivë burrin e saj
Lajme

Dërgohet pa shenja jete foshnja në QKUK

October 25, 2025
10
Një vit burgim për inspektorin nga Shtimja që i mori 1080 euro nga qytetari për lejimin e ndërtimit të dy shtëpive pa leje
Lajme

Punëtori bie aksidentalisht nga kati i gjashtë i një ndërtese në Gjilan

October 25, 2025
2
Nesër vendoset fati i Kosovës, a do t’i bëjë Kurti numrat për Qeveri?
Lajme

Nesër vendoset fati i Kosovës, a do t’i bëjë Kurti numrat për Qeveri?

October 25, 2025
21
Shefi i NATO-s: Putinit po i mbarojnë paratë, trupat dhe idetë
Lajme

Shefi i NATO-s: Putinit po i mbarojnë paratë, trupat dhe idetë

October 25, 2025
25
Next Post
Dy pluma qorr i godasin dy vetura

Burrin nga Vushtrria e kap plumbi në oborr të shtëpisë ulun në karrige

Më të fundit

  • Kusari-Lila tregon se a i ka Kurti votat për qeveri
  • Limaj për takimin me Kurtin: I thash çka po kërkon prej meje, a po i don numrat
  • Dërgohet pa shenja jete foshnja në QKUK
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi