Së paku 22 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar pasi një kombibus u godit nga treni në pjesën verilindore të Pakistanit. Kombibusi ishte i mbushur me pelegrinë të sektit Sikh.
Zyrtarët pakistanezë thanë se aksidenti ndodhi të premten në një pikë të kalimit mbi binarë, afër qytetit Sheikhupura të provincës Punjab. Policia njoftoi se pelegrinët ishin banorë të qytetit Peshawar, ku jeton pjesa më e madhe e komunitetit Sikh, që numëron rreth 40,000 anëtarë.
Ata ishin duke udhëtuar nga Nankana Sahib, një nga vendet e shenjta për këtë sekt, kur ndodhi aksidenti.
Sipas një gazete lokale, në kombibus ndodheshin rreth 26 persona dhe të gjithë i përkisnin të njëjtës familje. U raportua se në mesin e viktimave ka gra dhe fëmijë, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.
Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, shprehu dhimbje për këtë tragjedi dhe tha se do të rishikohet sigura e hekurudhave të vendit.
Aksidentet mes trenave dhe automjeteve janë mjaft të shpeshta në Pakistan. Në shkurt të këtij viti, 19 persona kishi nvdekur pasi një tren e kishte goditur një autobus në pjesën jugore të këtij shteti.