• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Trembëdhjetë raste të reja me HIV/AIDS në Kosovë

01/12/2023 - 10:32:56
Trembëdhjetë raste të reja me HIV/AIDS në Kosovë

Dita ndërkombëtare e luftës kundër HIV/AIDS-it e gjen Kosovën me 13 raste të reja të personave të prekur me këtë virus gjatë vitit 2023.

Shefi i repartit për sëmundje seksualisht të transmetueshme në Klinikën Infektive në Prishtinë, Murat Mehmeti, thotë për Radion Evropa e Lirë se këto raste janë paraqitur në institucion që ai udhëheq.

Lexo më shumë

Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri

Kapet sasi e madhe e heroinës në kufirin e Shqipërisë

June 7, 2025
6
Burrë e grua u përleshën për Bajram arrestohen nga policia

Burrë e grua u përleshën për Bajram arrestohen nga policia

June 7, 2025
12

Aktualisht, sipas tij, aty janë duke u trajtuar dhe mbikëqyrur 65 raste në total.

Mehmeti bën thirrje për sa më shumë testime, duke theksuar rëndësinë e diagnostikimit të hershëm.

“Zbulimi i hershëm i HIV-it nënkupton edhe fillimin e hershëm të trajtimit dhe mundësinë më të vogël të paraqitjes së komplikimeve nga ky infeksion. Dihet se, nëse ky infeksion avancon dhe nuk zbulohet herët, atëherë vjen deri te dëmtimi në masë i imunitetit”, thotë Mehmeti.

Në maj të këtij viti, REL raportoi për mungesë të terapisë në Klinikën Infektive për trajtimin e personave me HIV/AIDS, por infektologu Mehmeti siguron se ky nuk është më rasti.

“Tash për tash qëndrojmë mirë sa i përket terapisë”, thotë ai.

Mehmeti, po ashtu, thekson se shumica e rasteve të reja të të infektuarve janë meshkuj të moshave të reja.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Vitin e kaluar, në Kosovë u shënuan 17 raste të reja me HIV/AIDS – shifër që paraqiti dyfishim rastesh në krahasim me vitin 2021 kur ishin regjistruar tetë të tilla.

Testime për HIV/AIDS në Kosovë bëjnë edhe disa qendra jashtë Infektives, përfshirë Qendrën për Këshillim dhe Trajtim të Varësisë “Labirint”.

Virusi HIV e dëmton sistemin imunitar të personit të prekur, duke e lënë atë të ekspozuar ndaj infeksioneve të rënda.

Ai mund të transmetohet nëpërmjet shkëmbimit të lëngjeve të ndryshme trupore nga individët e infektuar.

Rasti i parë me HIV/AIDS në Kosovë është paraqitur në vitin 1986 dhe që atëherë rreth 50 persona kanë humbur jetën.

Kosova radhitet në mesin e vendeve me shkallë më të ulët të HIV/AIDS-it.

Por, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, HIV-i mbetet një problematikë e madhe sa i përket shëndetit publik.

Sipas të dhënave të OBSH-së, në fund të vitit 2022 kanë qenë 39 milionë njerëz të prekur me HIV/AIDS – shumica prej të cilëve në rajonin e Afrikës.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Lajme

Kapet sasi e madhe e heroinës në kufirin e Shqipërisë

June 7, 2025
6
Burrë e grua u përleshën për Bajram arrestohen nga policia
Lajme

Burrë e grua u përleshën për Bajram arrestohen nga policia

June 7, 2025
12
Jamie Shea: Në Ukrainë janë vrarë 1 milion ushtarë rusë
Lajme

Jamie Shea: Në Ukrainë janë vrarë 1 milion ushtarë rusë

June 7, 2025
12
Babai e rrahu djalin e mitur në Pejë, arrestohet
Lajme

Babai e rrahu djalin e mitur në Pejë, arrestohet

June 7, 2025
5
Vazhdon seanca, sot “Cirku” i 28-të për konstituim e Kuvendit
Lajme

Vazhdon seanca, sot “Cirku” i 28-të për konstituim e Kuvendit

June 7, 2025
9
Vdes ish-bashkëshorti i Grida Dumës
Lajme

Vdes ish-bashkëshorti i Grida Dumës

June 7, 2025
14
Next Post
Dyshohet se u vra nga grabitësit, sot varroset 30-vjeçarja Liridona Murseli

Dyshohet se u vra nga grabitësit, sot varroset 30-vjeçarja Liridona Murseli

Më të fundit

  • Kapet sasi e madhe e heroinës në kufirin e Shqipërisë
  • Burrë e grua u përleshën për Bajram arrestohen nga policia
  • Jamie Shea: Në Ukrainë janë vrarë 1 milion ushtarë rusë
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi