• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Tre zyrtarë të Spitalit të Gjakovës pritet të përballen me akuzat për korrupsion

01/04/2021 - 12:57:13
Tre zyrtarë të Spitalit të Gjakovës pritet të përballen me akuzat për korrupsion
luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Skender Ndrecaj, drejtor i infermierisë në Spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë, Leonora Ymeraga, juriste në zyrën e personelit në këtë spital, si dhe infermierja Fatmire Sahiti, më 8 prill të këtij viti, pritet të ulën në bankën e të akuzuarve, në Gjykatën Themelore në Gjakovë.

Prokuroria Themelore në Gjakovë të akuzuarit e lartcekur po i ngarkon me veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.

Lexo më shumë

KEK kundër dezinformatave: “Jemi në prodhim mos u besoni lajmeve të pavërteta”

KEK kundër dezinformatave: “Jemi në prodhim mos u besoni lajmeve të pavërteta”

June 20, 2025
12
KEK-u del me sqarim për opinonin publik dhe bizneset për rolin si FMF

Njoftimi i fundit nga KEK- u lidhur me operimin e njësive prodhuese

June 20, 2025
3

Sipas aktakuzës, Skender Ndrecaj dhe Leonora Ymeraga po akuzohen se në intervalin kohor duke filluar nga muaji maj e deri në muajin nëntor të vitit 2019, i pari në cilësi të drejtorit të infermierisë në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë dhe kjo e fundit në cilësi të juristes në zyrën e personelit në këtë spital, kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare, duke mos përmbushur detyrat zyrtare të tyre me qëllim që t’i sjellin dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme për tjetrin si dhe t’i shkaktojnë dëm të tjerëve.

Tutje sipas aktakuzës, këtë ata dy e kanë bërë duke vepruar në kundërshtim me nenin 70 paragrafin 1 të Ligjit të Punës edhe pse përmes parashtresës së datës 07.05.2019 nga infermieri kryesor Liridon Marku kanë qenë të njoftuar se Fatmire Sahiti, e punësuar si infermiere instrumentare në traktin operativ me dhomë zgjimi nuk paraqitej në vendin e punës nga data 02.5.2019, nuk kanë ndërmarrë veprime për ta njoftuar menaxhmentin e spitalit për vazhdimin e procedurave ligjore për shkëputjen e kontratës së punës, me çka të akuzuarës Fatmire i kanë mundësuar marrjen e pagës edhe pse në periudhën kohore nga muaji maj e deri në muajin nëntor 2019 nuk është paraqitur në vendin e punës, përkatësisht nuk ka punuar, me çka buxhetit të Kosovës i kanë shkaktuar dëm material në shumën prej 2,716.02 euro, raporton ‘Betimi për Drejtësi’.

Për këtë, ata po akuzohen se kanë kryer veprën penale “keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Tutje, sipas aktakuzës, e akuzuara Fatmire Sahiti, në cilësinë e personit zyrtar si infermiere ka keqpërdorur detyrën e saj zyrtare në mënyrë që vetes t’i sjellë dobi të kundërligjshme pasurore si dhe t’i shkaktojë dëm të tjerëve, në atë mënyrë që duke vepruar në kundërshtim me nenin 69 paragrafin 2 të Ligjit të Punës, paraprakisht nuk e ka njoftuar me shkrim menaxhmentin për shkëputjen e marrëdhënies së punës, ka inkasuar mjete materiale si pagë mujore për periudhën kohore nga muaji maj e deri në nëntor 2019 edhe pse gjatë kësaj periudhe kohore nuk paraqitej në vendin e punës, me çka buxhetit të Kosovës i ka shkaktuar dëm material në shumën prej 2,716.02 euro.

Për këtë, ajo po akuzohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

KEK kundër dezinformatave: “Jemi në prodhim mos u besoni lajmeve të pavërteta”
Ekonomia

KEK kundër dezinformatave: “Jemi në prodhim mos u besoni lajmeve të pavërteta”

June 20, 2025
12
KEK-u del me sqarim për opinonin publik dhe bizneset për rolin si FMF
Ekonomia

Njoftimi i fundit nga KEK- u lidhur me operimin e njësive prodhuese

June 20, 2025
3
Alarmante: Rekord i viktimave dhe rasteve të reja me Covid në Shqipëri
Ekonomia

KEK-u ka kolapsuar: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën

June 20, 2025
22
Abdixhiku tregon se çka ju tha Escobari, për raportet SHBA -Kosovë
Lajme

Abdixhiku e godet Kurtin: Naiv dhe është i paditur politikisht

June 20, 2025
7
Sot Dita Botërore e Refugjatëve
Lajme

Sot Dita Botërore e Refugjatëve

June 20, 2025
7
SHBA dhe Britania ja jepin dy javë kohë Iranit
Bota

SHBA dhe Britania ja jepin dy javë kohë Iranit

June 20, 2025
15
Next Post
“Kush nuk vaksinohet nuk do të marrë bukë”

"Kush nuk vaksinohet nuk do të marrë bukë"

Më të fundit

  • KEK kundër dezinformatave: “Jemi në prodhim mos u besoni lajmeve të pavërteta”
  • Njoftimi i fundit nga KEK- u lidhur me operimin e njësive prodhuese
  • KEK-u ka kolapsuar: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi