3 persona kanë mbetur të plagosur në zonën e Xhafzotajt në Durrës, si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit Qefajet Musai i cili ka mbetur i plagur nga shpërthimi i gazit së bashku me të motrën dhe vajzën e tij.
Sipas informacioneve të deritanishme kryefamiljari Qefajet Musai ka pësuar djegie të gradës së tretë, ndërkohë që dhe motra e tij është në gjendje të rëndë. Vajza 17-vjeçare është më lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Të tre të plagosurit janë transportuar në spitalin e djegie plastike në Tiranë për mjekim të specializuar, ndërkohë që vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes./A2/