Një aksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Zajm të Klinës.
Zëdhënësi i Policisë së rajonit të Pejës, Fadil Gashi, tha për Express se tre persona janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në spital
“Rreth orës 09:23 policia ka pranuar informatën për një aksident në fshatin Zajm. Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura dhe deri më tani tre persona janë të lënduar dhe të njëjtit janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës për trajtim mjekësor”, ka thënë Gashi.