Njësiti policor në një pikë kontrolli ka ndalë një veturë me targa serbe dhe gjatë kontrollimit janë identifikuar dhe legjitimuar tre persona shtetas të Serbisë të cilët kanë deklaruar se kanë hyrë ilegalisht përmes rrugës së fshatit Tërrnoc, Bujanovc.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës 11:40 në fshatin Novosellë, në Kamenicë.
Siç thuhet në raport, të njëjtit janë dërguar para gjykatës për kundërvajtje në Kamenicë.
“Raportohet se gjatë një pike kontrolle njësiti policor kanë ndalë një veturë me targa serbe dhe gjatë kontrollimit janë identifikuar dhe legjitimuar tre meshkuj shtetas të Serbisë të cilët kanë deklaruar se kanë hyrë ilegalisht përmes rrugës së fshatit Tërrnoc, Bujanovc. Të njëjtit janë dërguar para gjykatës për kundërvajtje në Kamenicë”, thuhet në raport.