Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku sonte mes tri veturave në rrugën Pejë-Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i policisë Bajram Krasniqi.“Pak para orës 18:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (Gjurgjicë). Në aksident janë përfshirë tri vetura. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Njësia policore është duke u marrë me aksidentin”, tha Krasniqi për Express.