Ish-ambasadori i Holandës, Robert Bocsh ka thënë se situata e krijuar politike në Kosovë nuk duhet të zgjasë shumë.Bocsh ka propozuar tre kandidatë që sipas tij janë të përshtatshëm për pozitën e presidentit.
Postimi i plotë:
Fatmir Sejdiu duhet të jetë një kompromis i mirë për postin e presidentit edhe pse ky post edhe për disa vite është i zënë. Ai ka eksperiencë, është i pavarur dhe nuk është i angazhuar në ndonjë parti. Dy të tjerë, që janë krejtësisht të pavarur më shkuan në mend si kandidatë të shkëlqyer janë: Veton Surroi dhe Vjosa Dobruna. Të dy me përvojë në vend dhe ndërkombëtarisht, ata do ta përmirësonin imazhin e vendit.