Tre persona të dyshuar kanë rrëmbyer dhe keqtrajtuar një burrë për borxh në Drenas.
Sipas raportit të policisë, të dyshuarit deri më tani të panjohur, kanë shkuar në shtëpinë e vikktimës nga ku e kanë marrë me forcë dhe e kanë dërguar në një shtëpi.
Atje e kanë kërcënuar me armë dhe kanë përdorur dhunë ndaj viktimës i cili më pas ka pranuar trajtim mjekësor.
“Raportohet se tre të dyshuar deri më tani të pa njohur, kanë shkuar në shtëpinë e viktimës mashkull kosovar nga ku me forcë e kanë marrë viktimën dhe e kanë dërguar në një shtëpi dhe nën kërcënimin e armës kanë përdorur dhunë ndaj viktimës. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. Deri te privimi dyshohet se ka ardhur për shkak të një borxhi. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia përmes raportit, transmeton Klankosova.tv.