Pas fitores minimale ndaj Gjeorgjisë, Suedia nesër e zhvillon ndeshjen e dytë në kuadër të fazes eliminatore për Kampionatin Botëror Katar 2022 ndaj Kosovës
Ekspedita suedeze sot ka arritur në Prishtinë, ndërsa po mbajnë edhe konferencën para ndeshjes.
Trajneri i Suedisë, Janne Andersson foli edhe për Arbër Zenelin, që dikur ishte pjesë e grupmoshave të reja të Suedisë.
“Prej se ka vendos Arbëri që të luajë për Kosovën nuk e kam shikuar më në atë mënyrë, natyrisht është një lojtar i mirë. Fatkeqësisht për ne ka marrë atë vendim. Ky është njëri ndër ata lojtarët e mirë dhe të shpejtë, kam edhe shumë lojtarë të tjerë që mund t’i përzgjedh të luajë për Suedinë”, tha Anderrsson.
Ndeshja e Suedisë ndaj Kosovës zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.