Trajneri i Moldavisë, Engin Firat ka folur pas ndeshjes ku ka deklaruar se skuadra e tij nuk e ka merituar humbjen.
Kosova ka fituar ndaj Moldavisë me rezultatin 1:0, falë golit të Lirim Kastratit – i cili realizoi në minutën e 30’të të ndeshjes.
Trajneri i Moldavisë mendon se kombëtarja e tij nuk e meritoi humbjen dhe beson se Aliti duhej të përjashtohej nga ndeshja.
“Sonte ishte një ndeshje ku unë e urreva futbollin sepse skuadra ime luajti shumë mirë dhe humbja nuk ishte e merituar për ne. Unë nuk e kuptoj si nuk u dha edhe kartoni i dytë i kuq për Kosovën, më saktësisht për Fidan Alitin pas të gjitha atyre ndërhyrjeve të palejueshme. Gjithsesi ky është futbolli dhe ne e dimë që Kosova ka skuadër më të mirë”, deklaroi në fund Firat.