Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, është shprehur tejet i zhgënjyer me barazimin ndaj Cadiz.
Barcelona ishte në avantazh deri në min 90′ me golin e Lionel Messi, “Blaugranët” kishin nën kontroll të gjithë ndeshjen, ku dallohej edhe posedimi që kishin 89% dhe 21 raste para golit.
Cadiz kishte vetëm tre raste gjatë gjithë ndeshjes, dhe një gabim në zonë nga Lenglet i mundësoi atyre një penalti dhe të marrin një pikë nga ky duel.
Edhe trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ishte i zhgënjyer me këtë rezultat, pasi Barça nuk mundi ta shfrytëzojë gabimin e Atleticos për të ngushtuar diferencën.
“Jam shumë i zhgënjyer, mund të humbim shanse tjera si kjo sot”, tha ai.
“Ende mendojmë se mund të bëjmë diçka, askush nuk ka ndeshje të lehta në këtë ligë”, shtoi ai.
“Penaltia ishte e dyshimtë, Lenglet nuk duhej të rrezikonte, nuk dua ta fajsoj askënd por ishte një problem ekipor”, tha Koeman.
“Liga nuk është më e komplikuar sot se më herët, është e njejta”, përfundoi Ronald Koeman