Ai ka pësuar një sulm në zemër dy netë më parë dhe për fat të keq nuk ka mundur të mbijetojë. Futbollisti ka përfaqësuar akademinë prestigjioze të Serie A, ku ka luajtur me skuadrën e Roma.
Ai erdhi në Itali në moshën 16 vjeçare, me disa fëmijë të tjerë refugjatë nga Kameruni. Atij iu ofrua një karrierë në futboll nga një person, por kur arriti në stacionin Termini të Romës, u braktis dhe u la i vetmuar.
Më pas, ai kërkoi strehim në një qendër lokale dhe u zgjodh nga Liberti Nantes, e vetmja skuadër italiane e përbërë vetëm nga refugjatët.
Skuadrat e Romëve XI dhe “legjendat” luanin rregullisht kundër Liberi Nantes dhe kështu u zbulua edhe talenti i 21 vjeçarit të ndjerë.