Aksidenti në Golem merr përmasa tragjike.
Ngjarja ndodhi në Golem, ku humbi jetën një grua dhe u plagos rëndë vajza e saj, si dhe një djalë.
Ka qenë ora rreth 12:00 kur nëna me vajzën dhe djali tjetër po ecnin mbi urë, kur u përplasën nga një makinë.
Përplasja ishte fatale për gruan që humbi jetën pak momente më vonë nga goditja.
Viktima është me iniciale L.D., banuese në Tiranë.
Vajza në momentin që po njoftonte ambulancën është përplasur së bashku me personin tjetër nga një tjetër makinë, që i mori përpara, duke i plagosur.
Dy të rinjtë e plagosur fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Durrësit.
Për shkak të aksidentit është krijuar radhë e gjatë makinash në aksin Plepa-Rogozhinë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit tragjik.