Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Sanxhak të Kurbinit këtë të premte, ku një fëmijë ka humbur jetën si pasojë e rënies së një zjarri.
Arsyeja se përse kanë rënë flakët ende nuk është sqaruar plotësisht, teksa si pasojë e zjarrit i mituri është djegur e asfiksuar, duke gjetur kështu vdekjen.
Fillimisht zjarri ka rënë në një magazinë fare pranë godinës ku jetonte familja me 7 fëmijë dhe më tutje ka përfshirë dhe banesën.
Magazina përdorej nga kryefamiljari për të mbledhur kanace dhe plastika, pasi kushtet ekonomike të tyre ishin shumë të rënda. Paraprakisht flitet se një sobë druri brenda magazinës mund të jetë bërë shkak i ndezjes së flakëve, teksa në media raportohet se fëmija ka qenë duke luajtur me shkrepëse.
Më poshtë disa nga pamjet e përcjella nga neës24 mbi pasojat që la zjarri