Trafikantët e kufomës kosovare ishin arabë të Britanisë, kapen nga policia
Dy arab me nënshtetësi britanike me makinën e tyre synonin të futen në njërin nga tragetet në portin e Barit të Italisë e të arrijnë në Durrës.
Ata kishin një ngarkesë që nuk lejohet të transportohet pa u njoftuar autoritetet.
Të mbështjellur me carcafë, ata provuan ta kontrabandojnë kufomën e një kosovari, familjarët e të cilit dëshironin ta varrosin në atëdhe.
Ata u zbuluan nga policia italiane dhe u arrestuan. Për të dyshuarit mediet italiane thanë se janë kosovar, mirëpo, një burim i tha Klan Kosovës, se kjo nuk është e vërtetë.