• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Tradhtia e Erdoganit ndaj Ataturkut

21/09/2020 - 14:37:48
Tradhtia e Erdoganit ndaj Ataturkut

Nuk harrohen replikat e shkëmbyera midis Rexhep Tajip Erdoganit, asokohe kryeministër i Turqisë, dhe presidentit izraelit, Shimon Peres, në Forumin Ekonomik Botëror 2009. Të dy i hynë një debati të ashpër rreth sulmeve ajrore izraelite në Gazë. Erdogani u largua nga foltorja pasi mori në mbrojtje çështjen palestineze. Në Turqi kjo sjellje e tij u prit me entuziazëm. Komentuesit e panë si një përpjekje për të ekuilibruar gjendjen shpirtërore në vendet arabe.

Përgëzime pas kësaj përplasjeje ai nuk mori vetëm në Turqi. Dy javë pas saj u bë qytetar nderi i Teheranit, kryeqyteti i Iranit shiit. Në këndvështrimin fetar, Irani nuk ka asnjë lidhje me palestinezët sunitë, por ai është armik i përbetuar i Izraelit. Regjimi radikal i Iranit vazhdon të mohojë të drejtën e Izraelit për të ekzistuar si shtet dhe kërcënon rregullisht me asgjësimin e tij.

Lexo më shumë

T’përbashkuar në marrëzi

T’përbashkuar në marrëzi

May 17, 2025
14
Vota është arma më e fortë për të mposhtur antivlerat

Vota është arma më e fortë për të mposhtur antivlerat

January 29, 2025
13

Ëndrra e Turqisë si fuqi botërore

Dëshira e Erdoganit – ndërkohë President – për ta bërë Turqinë një lojtar të fortë në rajon, për të mos thënë një fuqi botërore, ka mbetur e pandryshuar deri më sot. Disa javë më parë, kur kisha Hagia Sofia – dikur më e madhja në botë, u shndërrua përsëri në xhami, me nxitjen e Erdoganit, kleriku i me i lartë i Turqisë sunite (në të vërtetë laike), foli me një shpatë në dorë – simbol i Perandorisë Osmane – për një dimension të ri. Kjo nuk u mbyll me Hagia Sofian, ndërkohë edhe një kishë tjetër në Stamboll është kthyer në xhami.

Por tani fantazive për t’u bërë fuqi e madhe po u vjen fundi. Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë arritur një marrëveshje që normalizon marrëdhëniet midis dy shteteve. E para dhe kryesorja është se kjo marrëveshje shërben për të izoluar Iranin dhe organizatën e tij terroriste, Hezbollah, qe kanë destabilizuar të gjithë rajonin në vitet e fundit. Marrëveshja zyrtare, e cila pritet të nënshkruhet në Shtëpinë e Bardhë, e izolon presidentin turk Erdogan, i cili donte ta vendoste veten si hegjemon dhe shenjt mbrojtës i botës arabe dhe tani nuk ka zgjidhje tjetër, veçse të mallkojë arabët si tradhtarë që kanë lënë në baltë vëllezërit e motrat e tyre palestinezë.

Erdogani, i cili në fillim deklaroi se Turqia mund të bëjë gjithçka që dëshiron në politikën e jashtme dhe nuk varet nga askush, i ka bërë llogaritë gabim. SHBA është ende fuqia e vetme botërore që mund të bëjë një ndryshim në këtë rajon. Në fund të fundit, fituesi i fshehtë nga miqësia e re midis Izraelit dhe Emirateve nuk është askush tjetër përveç Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Ai tërhoqi vijën e tij të ashpër kundër Iranit dhe tani mund të dalë me një sukses në kohë për datën e zgjedhjeve në nëntor. As paraardhësi i tij Barack Obama dhe as aktorë të tjerë si Bashkimi Evropian nuk e arritën një gjë të tillë.

Marrëdhëniet turko-izraelite që nga fillimi

Në ankesën e zhurmshme të Ankarasë rreth vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Emirateve dhe Izraelit, Erdogani duket se e ka harruar plotësisht se Turqia ishte vendi i parë ndër fqinjët e Izraelit që vendosi marrëdhënie diplomatike me shtetin e ri në vitin 1949. Në atë kohë Turqia ishte ende laike dhe nuk kishte ndërmend të ngatërrohej në konfliktet e mbingarkuara të besimit dhe të feve në rajon. Si partnere e NATO-s, ajo ka qenë gjithashtu pjesë integrale e Aleancës Perëndimore që nga viti 1952.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Kursi islamizues i Erdoganit po rrezikon qe vendi të humbasë aleatët në arenën ndërkombëtare. Kjo me të vërtetë do të ishte një tradhti: domethënë, ndaj kauzës së Ataturkut dhe ndaj 40 milionë turqve, pra pothuajse gjysmës së popullsisë, që nuk votuan për Erdoganin.

ShareTweetSendShareSend

Related Posts

T’përbashkuar në marrëzi
Lajme

T’përbashkuar në marrëzi

May 17, 2025
14
Vota është arma më e fortë për të mposhtur antivlerat
Opinione

Vota është arma më e fortë për të mposhtur antivlerat

January 29, 2025
13
Peter Sorensen, do të duhej ta trajton diskriminimin e krahinës shqiptare në Serbi
Opinione

Peter Sorensen, do të duhej ta trajton diskriminimin e krahinës shqiptare në Serbi

January 26, 2025
8
Ekskluzive: Gjermania nuk e kundërshtonte idenë e bashkimit paqësor Kosovë-Shqipëri
Lajme

Ekskluzive: Gjermania nuk e kundërshtonte idenë e bashkimit paqësor Kosovë-Shqipëri

January 12, 2025
33
Majeni në mend qytetarët i shohin këto veprime si tradhti
Lajme

Majeni në mend qytetarët i shohin këto veprime si tradhti

November 25, 2024
10
Presidentja Osmani niset për në New York
Lajme

Vjosa Osmani, e vetmuar, si dhelpra!

November 22, 2024
20
Next Post
Zyrtari i VV: Thaçi e Mustafa, janë vampirë

Mustafa godet Thaçin

Më të fundit

  • Limaj: Jemi të gatshëm për një marrëveshjeje politike
  • Një burrë është gjetur i vdekur në Parkun “Karagaç” të Pejës
  • Kina: SHBA ka ‘shkelur rëndë’ armëpushimin e tarifave
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi