Drejtoria Rajonale e Policisë Kosovës në Pejë informon opinionin publik me dhjetë TOP rastet e përzgjedhura gjatë viti 2019 nga stacionet policore të kësaj drejtorie.
STACIONI POLICOR PEJË
Rasti 1
Vepra penale: Marrje e Ryshfetit
Lokacioni i incidentit: Pejë
Data: 02.12.2019
Me datë 02.12.2019 rreth orës 11:45 viktima m/k/sh kishte deklaruar se dy punëtor të kompanisë energjetike KEDS, të veshur me rrobat e kompanisë KEDS-it, kishin kërkuar nga viktima para në vlerë 200 euro, me premtimin për të mos e lajmëruar shpenzimet e energjisë elektrike. Të dyshuarit janë identifikuar dhe janë arrestuar dhe me aktvendim ndaj tyre është caktuar ndalimi policor 48 ore.
Ndaj të dyshuarve pranë Prokurorisë Themelore në Pejë është ngritur kallëzimi penal për vepër penale ‘marrja e ryshfetit’.
Rasti 2
Vepra penale: Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikoterapi dhe analoge
Lokacioni i incidentit: Lagjja Fidanishte Pejë
Data:24.04.2019
Pas punës operativo-hetimore në terren në vazhdimësi te një rasti të më hershem duke zhvilluar hetime Policia ka arrit të zbulojë që ka të bej me një sasi te konsiderueshme të substancave narkotike të llojit marihuan ku ne këtë rast janë konfiskuar 7 kilogram e 101 gram substance narkotike, ku i dyshuari është arrestuar dhe ka pranuar se sasisë ishte e tij, ndaj te njëjtit është ngritur Kallëzim Penal dhe është në vuajtje te dënimit.
Rasti 3
Vepra penale: Mashtrim dhe ndihme në kryerjen e veprës penale.
Lokacioni: Prishtinë, Fushë-Kosove dhe fsh.Zahaq-Pejë.
Date: 21.11.2019
Me date 21.11.2019 ne stacionin policor Pejë, janë iniciuar dy raste te veprave penale Mashtrim dhe Ndihmë në Kryerjen e Veprës Penale.
Viktima m/k/sh pronar i automjetesh renta me seli ne Prishtinë, ka deklaruar se me datën 15.11.2019 një person me dokument te prezantuar si Q. K., ka marr me qira veturën VË GOLF VII, ngjyre e bardh dhe me targa vendore dhe i njëjti nuk e ka kthyer me.
Viktima m/k/sh/e rastit tjetër, po ashtu pronar automjetesh renta me seli në Fushë Kosovë, ka deklaruar se me datën 09.11.2019, një person i prezantuar me dokument si Q. K. ka marr me qira veturën VË GOLF VI, ngjyre e kaltër, me targa vendore dhe i njëjti nuk e ka kthyer veturën.
Policia menjëherë kanë filluar me veprime hetimore, si rezultat i hetimeve janë arrestuar gjithsej 5-persona të dyshuar për këto dy vepra penale, janë gjetur veturat e lartcekura, të shkatërruara në fsh. Nabergjan-Pejë dhe pjesët e tyre iu janë kthyer pronareve të veturave.
Katër persona te dyshuar kane pasur te caktuar masën e paraburgimit nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake, kurse një i dyshuar ka qene i ndaluar 48h me aktvendim te Prokurorit te shtetit.
Nga këto veprime hetimore, ka rezultuar edhe me gjetjen e 78 veturave, te cilat nuk i kanë pasur të kryera obligimet doganore në Doganën e Republikës se Kosovës, për këtë është iniciuar edhe rast: “ Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizave”.
Lidhur me rastet, ne çdo kohe ka qene e informuar Prokurori.
Policia ka arrestuar edhe personin e pestë, B. B. nga Klina, si të dyshuar kryesor në lidhje me rastin. I njëjti ka qene ne arrati, pasi ka pasur urdhëresë të Gjykatës për vuajtje të dënimit me burg rreth 2 vite e gjysme për vepra penale.
Rasti 4
Vepra penale: Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë
Lokacioni: Cige-Brestivik
DATE: 30.11.2019
Stacioni Policor ne Pejë përmes rrugëve operative kishte pranua, informata se në një thertore e cila gjendet ne fshatin Cigë-Peje, dyshohet se mund te këtë raste të veprës penale ‘Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë’
Me date 30.11.2019 Stacioni Policor ne Pejë ka hartua një plan operative për të implementuar urdhëresën e lëshuar nga Gjyqtari i Gjykatës Themelore në Pejë, për te kryer bastisje në vendin ku kishte dyshime dhe në ora 10:15 është fillua me bastisje, ku në njërën nga depot e kësaj fabrike është hasur mish i ndryshëm i ngrirë, në të njëjtën hapësire apo dhomë ku ishin edhe duke u bërë terja e lëkurave te kripësuara. Kjo hapësirë sipas inspektoreve sanitar, nuk i plotësonte kushtet të cilat duhet t’i ketë dhoma e cila shërben për të shkrirë mishin e ngrire.
Kjo sasi e matur nga inspektoret e AUV ishte afërsisht 3457 kg te cilat janë konfiskua nga AUV dhe pasi janë plotësua kushtet nga pronari është bërë edhe asgjësimi i tyre në deponin e mbeturinave në fshatin Sferkë-Pejë.
Gjithashtu gjate kontrollimit në stallën ku i kishte i dyshuari edhe gjedhët janë gjetur 14 krerë gjedhi te moshës së ndryshme, ku 7 prej tyre nuk i kishin të vendosura matrikullat në veshë duke e beret të pamundur identifikim dhe origjinën e gjedhit. Këto 7 krerë gjedhi pa matrikull ne veshë janë konfiskua nga Dogana e Kosove dhe janë dërgua në hapësirat e caktuara për procedura doganore.
Lidhur me ketë rast është arrestua dhe intervistua i dyshuari pronar i kësaj fabrike i cili e ka pranua se mishi konfiskuar ishte në procesin e shkrirjes, dhe në mungesë të vendit në dhomën të cilën e kanë për të shkrirë mishin e ngrire përkohësisht e kishin vendos në vendin ku është hasur nga ana e Policisë. Pas intervistimit me Aktvendim te Prokurorit kujdestar I dyshuari është ndalu ne masën prej 48 orë.
STACIONI POLICOR KLINA
Rasti 5
Vepra Penale : Grabitje
Në ketë rast vozitësi i auto taxi ka raportuar se në Fushë-Kosovë kishte marrë dy persona te panjohur dhe me te arrite në fshatin Gjurgjevik i Madh, me ane te forcës dhe kanosjes i kishin grabitur telefonin dhe para në vlerë prej 50 euro.
Njësia e hetimeve pas një pune operative hetimore ka arrite qe te identifikoj dhe arrestoj dy te dyshuarit si dhe një te dyshuar tjetër qe ju ka ndihmuar te dyshuarve, te gjeje dhe siguroj dëshmi materiale te pakontestueshme dhe te njoftoj prokurorin me kallëzim penal kundër te dyshuarit.
Rasti 6
Vepra penale: ‘Mbajtja ne pronësoi ne kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’
Njësia e hetimeve pas pranimit të informative, gjatë operativo hetimore, ne bashkëpunim me Prokurorin e shtetit dhe me urdhër të Gjyqtarit te procedurës paraprake ka realizuar një urdhër kontroll ne shtëpinë e te dyshuarit ne fshatin Gjurgjevik i vogël.
Gjate bastisjes janë konfiskuar 3 (tri) armë te gjata, 3 (tri) pistoleta dhe gjithsej 865 fishek.
Gjate këtij aksioni ne një shtëpi tjetër nga një i dyshuar tjetër është arrite qe te konfiskohet një arme e gjate bashke me 38 fishke. Rasti është dërguar ne prokurori me kallëzim penal kundër te dyshuarit.
STACIONI POLICOR DEÇAN
Rasti 7
Vepra penale: Vrasje ne tentativë
Lokacioni i incidentit: Fshati Carrabreg i ulet-Deçan
Data:09.06.2019 koha22:00
Stacioni policor ne Deçan ishte informuar nga QKMF ” Adem Ukehaxhaj “ se një person ka kërkuar ndihmë mjekësore sepse i njëjti dyshohet se ishte therur disa here me mjet te mprehët dhe i lënduari për shkak te gjendje se tij te rend është duke u dërguar për trajtim te mëtutjeshëm ne Spitalin rajonale në Pejë.
Viktima pasi ishte dërguar ne spitalin rajonal ne Pejë për shkak te gjendjes se tij te rend ishte transportuar për trajtim ne QKUK ne Prishtinë.
Me te pranuar informatën zyrtaret policor kishin proceduar me vendin e ngjarjes dhe kishin arritur qe përmes dëshmitarëve dhe kamerave te sigurisë te cilat ishin te vendosura ne një lokalë afarist te identifikojnë te dyshuarit te cilët ishin larguar nga vendi i ngjarjes .
Sektori i hetimeve pas një pune operativo hetimore kishte arritur qe ti arrestoj dy te dyshuarit te cilët ishin te involvuar ne rastin e vrasjes ne tentativë. Te dyshuarit ishin te moshës se mitur, te njëjtit ishin intervistuar ne prezencën a avokatit te caktuar sipas detyrës zyrtarë.
Me urdhër te prokurorit te dyshuarit ishin ndaluar ne ndalim policor.
Gjatë hetimet të rastit hetuesit policor kishin vërejtur se vetura e viktimës nuk ishte e doganuar kështu ishte iniciuar edhe një rast “Shmangie nga tarifa e detyrueshme doganore” ndërsa vetuar e pa doganuar është dërguar në terminalin doganor në Pejë për procedura te mëtutjeshme. Të gjitha rastet janë punuar dhe ndaj të dyshuarve te mitur është ngritur kallëzim penal i cili është dorëzuar në Prokurorin Themelore Pejë, Departamenti për te mitur .
Rasti 8
Vepra penale: ‘Organizimi I skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’
Lokacioni i incidentit: Fshati Isniq , Komuna Deçan
Data 12.10.2019
Përmes rrugëve operative sektori i hetimeve Deçan kishin siguruar informacionin se ne fshatin Isniq-Deçan, në lokal janë duke u organizuar lojëra te fatit dhe bixhoz i pa ligjshëm.
Njësitet policore pas kishin siguruar urdhrin verbal nga gjyqtari kompetent kishin shkuar ne fshatin Isniq dhe ne rrugën “Violeta Dervishaj” ne një shtëpi kishin kontrolluar lokalin ne te cilin ishin duke u organizuar lojëra te fatit. Nga inspektoret komunal mbyllet lokali i të dyshuarit (m/sh/k), i dyshuari arrestohet dhe me urdhër te prokurorit ndalet ne ndalim policor ndërsa brenda lokalit konfiskohen pajisje elektronike si dëshmi qe tregojnë se brenda në lokal ka qenë duke u ushtruar veprimtari e lojërave te fatit. Ndaj të dyshuarit është ngritur kallëzim penal dhe rasti është dorëzuar në Prokurorin Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm. Është bërë kërkesë dhe jemi në pritje të urdhëresës së Prokurorisë për ekzaminimin e pajisjeve të konfiskuara.
STACIONI POLICOR ISTOG
Rasti 9
Emërtimi: Vjedhje e Rëndë Numri: 2019-DF-409
Lokacioni i incidentit: Istog
Data:19.08.2019
I dyshuari F. H. nga fshati Kopiliq i komunës së Prishtinës me datën 19.08.2019 rreth orës 14:30, duke përdorur forcën ka hapur derën e një banesë në një kompleks banesorë në Istog ku brenda banesës ka vjedhur stoli ari në vlerë mbi 2000€. Hetuesi i rastit ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe pas një kohe ka arritur që ta identifikoi dhe ta arrestoi të dyshuarin i cili gjatë intervistimit ka pranuar se e ka kryer veprën e vjedhjes së rëndë. Në këtë mënyrë janë siguruar provat dhe dëshmitë e nevojshme dhe rasti është proceduar me kallëzim penal ndaj të dyshuarit të lartcekur. Lidhur me këtë rast, janë informuar Ekipi i Hetimeve të Stacionit të Graqanicës, Stacionit të Jugut dhe Veriu në Prishtinë. Në saje të bashkëpunimit të ofruar nga SP Istog, në Stacionin Policor Jugu në Prishtinë është zbuluar një rast i lëndimit trupor ku personi i dyshuar i lartcekur është identifikuar si dëshmitar i rastit lëndim trupor.
Rasti 10
Emërtimi: ‘Vjedhje e pyllit’
Lokacioni i incidentit: Bjeshka “Bajshe”, komuna Istog
Data:25.10.19
Në bazë të informatës të pranuar për ndërtime të staneve në bjeshkët e Istogut me dru teknik të prerë në mënyrë ilegale, Ekipi i Hetimeve i SP Istog është angazhuar në verifikimin e informatës dhe me datën dhe lokacionin e lartcekur është identifikuar një person i dyshuar i cili është intervistuar si i dyshuar për vjedhje të pyllit. Pas inicimit të rastit në konsultim me Prokurorin kujdestarë, është arritur deri te informacioni shtesë për dyshimin për një keqpërdorim të mundshëm të detyrës zyrtare nga Zyrtar të APK-së. Në konsultim me Prokuror, rasti i vjedhjes së pyllit dhe informata për dyshim mbi keqpërdorim të detyrës zyrtare janë duke u hetuar. Sfidë për hetimin e plotë të këtij rasti për Policinë është fakti që organet kompetente të APK-së siç është Inspektorati i APK-së por edhe organet tjera janë njoftuar nga SP Istog për dyshimet për keqpërdorim të mundshëm të detyrës zyrtare të një apo më shumë Zyrtari të APK-së mirëpo deri në momentin që po raportojmë nuk kemi një raport, informatë kthyese apo bashkëpunim konkret në terren nga Inspektorati i APK-së. Gjatë komunikimit me Prokurorë në të gjitha format e komunikimit, kemi sugjeruar që në bazë të vlerësimit të Prokurorit, të angazhohen edhe Ekipet e Specializuara të PK-së por jemi në pritje të përgjigjes së mundshme nga Prokurori lidhur me këtë rast. Rasti mbetet nën hetime.
Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info“. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.
info@telegramisot.info