Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 04:20 në një lokal në Istog, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Pejë kanë bërë të ditur se pronari i këtij lokali ka raportuar se disa persona të panjohur kanë hyrë me forcë në lokalin e tij, ku kanë vjedhur 12 shtëpiza kompjuteri.
Sipas tij, vlera e shtëpizave që i janë vjedhur është rreth 12 mijë euro.