Një person është therrur me thikë pas një mosmarrëveshje.
Rasti ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Viktima është dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Kështu për Klan Kosova tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një mosmarrveshje në lagjen Dardania në Prishtinë. Me të marrë informatën njësitet e stacionit policor jugu kanë dalë në vendin e ngjarjes. Bazuar në informacionet e para dyshohet që viktima një mashkull, ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”.