Një person është therur me thikë mbrëm rreth orës 22:00 në rrugën “2 korriku” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse në Polici për Rajonin e Prishtinës, gjersa shtoi se si pasojë e këtij rasti është lënduar një person, si dhe i njëjti është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 22 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën “2 korriku” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.
Hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Ahmeti.