Në fshatin Sazli të Ferizajt është arrestuar një person i cili pas një mosmarrëveshjeje e kishte sulmuar fizikisht dhe therë me thikë një person tjetër, i cili për shkak të lëndimeve është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërkaq rasti vazhdon të hetohet.