Ndërsa, në New York, presidenti Thaçi do të ndjek punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Takimi kryesor është pritja te Presidenti i Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Donald Trump.
Presidenti Thaçi do të marrë pjesë edhe në darkën e shtruar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, për liderët e Ballkanit Perëndimor.
Në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, presidenti Thaçi pritet të takojë krerë shtetesh të vendeve nga bota dhe liderë të organizatave ndërkombëtare