Zyra për komunikim me publikun e Presidentit të Kosovës ka njoftuar se sot Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka udhëtuar për në Berlin të
Gjermanisë ku do të flasë për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, raporton Gazeta Express.
Thaçi në Berlin do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Instituti “Lindje-Perëndim”.
Presidenti Thaçi në këtë konferencë do të jetë në panel me ish-ambasadorin gjerman Wolfgang Ischinger, ish-ambasadorin amerikan Frank Wisner, si dhe ish-përfaqësuesen për Politikë të Jashtme të BE-së, baroneshën Catherine Ashton.
Në këtë konferencë pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë shtetërore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor.