Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ftuar qytetarët për një pjesëmarrje sa më të madhe në votime për një proces elektoral të drejtë, të lirë dhe fer.
Përmes një postimi në Facebook, ai tha se Kosova ka ndërtuar traditë të zgjedhjeve të mira dhe të pranuara nga të gjithë,
“Sot Kosova zgjedh legjislaturën e re, që do të nxjerrë edhe qeverinë e re të Kosovës, e cila duhet të përmirësojë jetën e qytetarëve tanë dhe të përballet me sfidat që i kemi përpara. Prandaj, ftoj për një pjesëmarrje sa më të madhe, për një proces elektoral të drejtë, të lirë dhe fer. Kemi ndërtuar traditë të zgjedhjeve të mira dhe të pranuara nga të gjithë. Sot le të fitojë Kosova”, ka shkruar Thaçi.