Presidenti Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen Gojçaj, pas vdekjes së veprimtarit, Lekë Gojçaj.
“Më pikëlloi lajmi për vdekjen e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare në SHBA, Lekë Gojçaj”, është shprehur Thaçi, transmeton Klan Kosova.
“Ai ishte bujar, i pandalshëm në punë dhe një njeri me shpirt të madh. Ngushëllime familjes Gojçaj, komunitetit shqiptaro-amerikan dhe gjithë të afërmve të tij”.