• Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi
No Result
View All Result

Thaçi nuk heq dorë….

17/02/2020 - 07:32:27
Thaçi nuk heq dorë….

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka treguar se çfarë është diskutuar në takimin joformal të liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili mori pjesë në takimin e krerëve të Ballkanit Perëndimor i cili u mbajt në Bruksel, ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar për liberalizimin e vizave, dialogun Kosovë-Serbi si dhe për metodologjinë e re të BE-së për anëtarësim, raporton lajmi.net.

Lexo më shumë

Rusia lëshon 619 dronë dhe raketa ndaj Ukrainës

Rusia lëshon 619 dronë dhe raketa ndaj Ukrainës

September 21, 2025
12
Rubin: Me Thaçin do t’i shtrëngojmë duart në liri

Rubin: Me Thaçin do t’i shtrëngojmë duart në liri

September 21, 2025
17

Thaçi ka bërë të ditur se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave dhe se një gjë e tillë është thënë në këtë takim, por siç u shpreh ai, duke e parë që qytetarët e Kosovës ende janë të izoluar, Thaçi ka thënë se i ka pyetur liderët e BE-së se “çka duhet të bëj Kosova më tepër që të ndodhë ky vendim?”.

“Mendoj se ishte diçka e re, sepse në të kaluarën nuk kanë ndodhur gjëra të tilla që të gjithë liderët e Bashkimit Evropian t’i ftojnë të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor në një takim të tillë që në fillim të tyre. Ishte një atmosferë e mirë, korrekte, konstruktive. Më tepër ishte të dëgjojnë opinionet tona për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. Mendoj se ajo çka ishte shumë e rëndësishme ishte se u theksua qartë se nuk mjafton që vetëm të takohemi dhe të bisedojmë e të dëgjohen opinionet tona, por kërkohet nga Bashkimi Evropian të merren masa konkrete, vendime konkrete që sjellin vendime të mira për qytetarët e Ballkanit Perëndimor dhe në këtë drejtim para së gjithash për hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por edhe domosdoshmërinë për çka theksova edhe një herë në takim që Kosovës t’i ndodhë liberalizimi i vizave. Ne nga viti 2015-2016 kemi implementuar në tërësi të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Dhe pyetja ime ishte shumë e qartë për të tre liderët e BE-së, se “çka duhet të bëj Kosova më tepër që të ndodhë ky vendim?”. Përgjigja ishte shumë e qartë, Kosova ka kryer obligimet e veta dhe tash i mbetet Këshillit të merr vendimin politik”, deklaroi Thaçi, raporton lajmi.net.

Presidenti Thaçi po ashtu ka thënë se shpreson që Bashkimi Evropian dhe të gjitha shtetet anëtare të saj, të jenë unike në vendimin për Kosovën.

“Shpresoj që Bashkimi Evropian, të gjitha shtetet anëtare të jenë unike në këtë të drejtë të qytetarëve të Kosovës, të thyhet ky izolim i padrejtë dhe ndëshkues për qytetarët e Kosovës. Realisht edhe ne nuk duhet të bëjmë gabime të tjera politike, sepse edhe në vitin 2016 Bashkimi Evropian ishte i gatshëm që të marrë vendime, por pastaj na dolën problematika të brendshme politike të spektrit politik dhe institucional në atë kohë. Dua të theksoj se lidershipi i ri i Bashkimit Evropian do të jetë më konkret dhe do t’i kuptoj me të drejtë kërkesat e qytetarëve të Kosovës dhe tërë Ballkanit Perëndimor”, theksoi Thaçi.

Temë e diskutimit në këtë takim ishte edhe dialogu Kosovë-Serbi, ku sipas Thaçit, shpreson që edhe në këtë çëshjte BE-ja të jetë unike dhe të arrihet marrëveshja përfundimtare mes të dyja vendeve.

“Gjithashtu u diskutua mundësia e vazhdimit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, me mundësinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare. Në këtë drejtim Bashkimi Evropian do të jetë unik në mbështetje shpresoj. Edhe gjithashtu edhe mundësia për të emëruar një të ngarkuar special për çështjen e Kosovës dhe vendeve të tjera të rajonit”, u shpreh Thaçi.

luaj me mokneluaj me mokneluaj me mokne

Sipas presidentit Thaçi, në këtë takim ndër të tjera është diskutuar edhe për metodologjinë e re, ku bëri të ditur që ka kërkuar që BE-ja të respektoj kriteret dhe standardet e të mos jetë siç tha ai, “për dikë nënë e për dikë njerkë”

“Gjithashtu u diskutua edhe për metodologjinë e re dhe kërkova që kjo metodologji të jetë e respektuar me kritere e standarde për të gjitha vendet dhe jo “për dikë nënë e për dikë njerkë”, siç ka ndodhur në të kaluarën”, deklaroi Thaçi.

Share3TweetSendShareSend

Related Posts

Rusia lëshon 619 dronë dhe raketa ndaj Ukrainës
Lajme

Rusia lëshon 619 dronë dhe raketa ndaj Ukrainës

September 21, 2025
12
Rubin: Me Thaçin do t’i shtrëngojmë duart në liri
Lajme

Rubin: Me Thaçin do t’i shtrëngojmë duart në liri

September 21, 2025
17
EMRAT/ Këta janë të arrestuarit për fajde në Prizren e Suharekë -Video
Lajme

Dy vëllezër përfundojnë në Polici për dhunë në familje

September 21, 2025
7
Universiteti ‘Haxhi Zeka’ e themelon Qendrën NOVA
Lajme

Universiteti ‘Haxhi Zeka’ e themelon Qendrën NOVA

September 20, 2025
7
Ndahet nga jeta Ambasadori,  Abdi Baleta, një jetë në shërbim të kombit shqiptar
Lajme

Ndahet nga jeta Ambasadori, Abdi Baleta, një jetë në shërbim të kombit shqiptar

September 20, 2025
37
Avionët rusë në qiellin e NATO-s, çfarë paralajmëron Costa
Lajme

Avionët rusë në qiellin e NATO-s, çfarë paralajmëron Costa

September 20, 2025
8
Next Post
Historiani Demaj, i quan horra dhe sundues pushtetaret

Historiani Frasher Demaj: Pa luftën e UÇK-së s’do të kishte pavarësi

Më të fundit

  • Rusia lëshon 619 dronë dhe raketa ndaj Ukrainës
  • Rubin: Me Thaçin do t’i shtrëngojmë duart në liri
  • Dy vëllezër përfundojnë në Polici për dhunë në familje
TermokosTermokosTermokos
Your browser does not support the video tag.

Ky portal mirëmbahet nga kompania “Telegramisot.info” e themeluar në vitin 2018. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Telegramisot.info“. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

telegramisott@gmail.com

Categories

  • Auto & Tech
  • Basketboll
  • Boll Marre
  • Bota
  • Bujqesi
  • Ekonomia
  • Film
  • Futboll
  • Këshilla dhe Zbulime Mjekësore
  • Kosova
  • Kronika e Zezë
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Moda
  • Muzikë
  • Opinione
  • Shëndet
  • Showbiz
  • Shqiperi
  • Sport
  • Të tjera
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Kulture
  • Kuriozitet
  • Lifestyle
  • Boll Marre
  • Bujqesi